Futbollisti i PSV-së u përpoq t’ia parandalojë në këtë mënyrë Messit golin nga gjuajtja e lirë

  • 19 September 2018 - 11:14
Futbollisti i PSV-së u përpoq t’ia parandalojë në këtë mënyrë Messit golin nga gjuajtja e lirë

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë në këtë garë.

Messi i dha Barçës epërsinë me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 32-të.

Dhe çfarë goli ishte se! Messi e çoi topin mbi murin mbrojtës të PSV-së dhe direkt në këndin e majtë të portierit.

Asnjë portier në botë nuk mund ta mbrojë atë gjuajtje.

Por, PSV-ja dëshpërimisht u përpoq ta parandalojë Messin nga shënimi i një goli të tillë, me Hirving Lozanon në veçanti.

Sulmuesi meksikan u shtri pas murit mbrojtës për t’ia parandaluar Messit goditjen nën mur.

Ideja e tij ishte e mençur, sepse Messi ka shënuar disa gola të tillë në të kaluarën. Por, përpjekjet e tij ishin të kota.


 

(Kosova Sot)