Trajneri i PSG-së: Humbja ndaj Liverpoolit nuk ishte as logjike dhe as korrekte

  • 19 September 2018 - 11:43
Trajneri i PSG-së: Humbja ndaj Liverpoolit nuk ishte as logjike dhe as korrekte

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka thënë se humbja e djeshme kundër Liverpoolit, nuk ishte as logjike dhe as korrekte e për këtë arsye ai mbeti i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

PSG-ja u mposht dje në Anfield nga Liverpooli me rezultat 3-2. Ata kishin arritur ta barazonin ndeshjen përmes golave të Thomas Meunier dhe Kylian Mbappes, megjithatë goli në minutat e fundit nga Roberto Firmino ia siguroi anglezëve fitoren.

“Rezultati nuk e tregon rrjedhën e ndeshjes. Pikërisht në fund të lojës, ne e patëm një mundësi për ta fituar ndeshjen përmes Julian Draxlerit. Kjo ishte pikërisht para se të shënonte Liverpooli”, ka thënë Tucheli.

“Ne performuam në mënyrë të mrekullueshme në pjesën e parë. Për mua, rezultati nuk ishte as logjik dhe as korrekt. Pranuam dy gola në pjesën e parë, por asnjëherë nuk e humbën vetëbesimin”.

“Luajtëm me shumë guxim dhe fuqi mendore. Ndoshta në pjesën e dytë e humbnim topin shumë lehtë, por ky është Anfield. Jurgen Kloppi ka punuar me skuadrën e tij për tri vite, Liverpooli bën presion dhe ta vështirëson ndeshjen”.

“Por, ne kurrë nuk i humbëm taktikat tona dhe stilin e organizimit të ndeshjes. Për shkak të mundit tonë, ne arritëm ta shënojë edhe golin e barazimit. Por, në fund, e patëm shumë, shumë të vështirë”. 


(Kosova Sot)