Tony Blair, kryetar i Premierligës?

  • 19 September 2018 - 11:49
Tony Blair, kryetar i Premierligës?

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, pritet të bëhet kryetari i ri i Premierligës pasi që klubet e dëshirojnë atë në këtë pozitë. Tashmë kanë filluar negociatat mes klubeve, Premierligës dhe Blairit.

Futbolli nuk ka qenë kurrë një ndër pasionet më të mëdha të Tony Blairit, megjithatë ai ka thënë se është tifoz i Newcastleit. Por, edhe për këtë deklaratë ai ishte përqeshur nga publiku, pasi që kishte thënë se e kishte shikuar duke luajtur Jackie Milburnin në stadiumin St James Park dhe kishte qenë i ulur në Gallowgate End.

Blair kishte qenë vetëm katër vjeçar dhe kishte jetuar në Australi në kohën kur Milburni u largua nga klubi, dhe Gallowgate nuk kishte ulëse në atë kohë kështu që të gjithë tifozët rrinin në këmbë.

Por, Blair, i cili u largua nga pozita e kryeministrit të vendit në vitin 2017, mendohet se ka mjaftueshëm autoritet sa për të mbajtur rend te 20 klubet më të mirë të Anglisë. Për këtë arsye, shumë nga klubet e kanë propozuar vetë Blairin si drejtues i ardhshëm i Ligës.

Edhe disa persona të tjerë po përfliten për këtë pozitë, si ish-drejtuesi i BT-së, Gavin Patterson dhe drejtuesi i Sky Sports, Barney Francis. Por, këta dy persona nuk pritet të aprovohen nga paneli vlerësues, pasi që mendohet se mund të ketë konflikt interesi. 


(Kosova Sot)