• 19 September 2018 - 12:21

Real Madridi do të përballet me Romën sonte në Ligën e Kampionëve, në një natë gjatë të cilës Edin Dzeko do të luajtur kundër, siç thotë ai, ekipit që në janar ka mundur t’i bashkohej.
Reali, në nevojë për gola, doli në afatin kalimtar veror të kërkojë sulmues dhe e kishte menduar seriozisht transferimin e boshnjakut.

Në fakt, gjiganti spanjoll kishte biseduar me Dzekon, por marrëveshja nuk ishte arritur sepse lojtari i Romës nuk ishte pajtuar të kalonte te gjiganti spanjoll si sulmuesi i dytë. Megjithatë, as Real Madridi nuk kishte bërë përpjekje më të mëdha për ta transferuar atë.

Përveç Realit, edhe klube tjera si Chelsea i kishin ofruar Dzekos rolin e sulmuesit të dytë.

Në fund, Dzeko i refuzoi të dyja, Realin dhe Chelsean, sepse ndihet i lumtur të luajë si sulmues kryesor në Romë, në vend se ta ngrohë stolin diku tjetër. 


(Kosova Sot)