Iker Casillas shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

  • 19 September 2018 - 12:47
Iker Casillas shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Iker Casillas ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve duke i mbrojtur ngjyrat e skuadrës portugeze, Porto, ndaj Schalke 04 të martën mbrëma.

Casillas – i cili e mban rekordin për më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve – debutoi në këtë garë kundër Olympiacosit më 15 shtator 1999, duke u bërë portieri më i ri ndonjëherë që paraqitet në Champions. Në atë botë, spanjolli i kishte 18 vjet e 177 ditë.

Në maj të vitit 2000, Casillas u bë portieri më i ri që e fiton Ligën e Kampionëve, kur Real Madridi i mundi Valencian 3-0, vetëm katër ditë pas ditëlindjes së tij të 19-të. Casillas e fitoi edhe dy herë tjetër Championsin me Los Blancos.

Ndërsa mbrëmë, ish-portieri i Spanjës u paraqit për Porton kundër Schalkes, duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që paraqitet në 20 sezone të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Ky rekord më parë mbahej nga Ryan Giggs i Manchester United, me 19 sosh. 

Image

 

(Kosova Sot)