Hazardi mungon në ndeshjen e radhës të Chelseat

  • 19 September 2018 - 13:52
Hazardi mungon në ndeshjen e radhës të Chelseat

Mesfushori belg i Chelseat, Eden Hazard, nuk do të udhëtojë më bashkëlojtarët e tij në Greqi për ndeshjen e radhës, kundër PAOK Salonika, të vlefshme për Evropa Ligë.

Ylli belg e ka filluar sezonin e ri të Premierligës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i shënuar 5 gola deri më tani, të cilat e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në ligë.

Megjithatë, ai nuk do të udhëtojë me skuadrën e Chelsea në Greqi për ndeshjen e Evropa Ligës, pasi që trajneri i ri, Maurizio Sarri, ka vendosur t’i dhuroj atij pushim, pas hat-trickun që e shënoi në ndeshjen e së shtunës kundër Cardiffit.

Sarri pritet ta emërojë një skuadër plotësisht të ndryshme nga ajo që luan zakonisht në Premierligë. Kapiteni Gary Cahill pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë këtë sezon, por edhe Ruben Loftus-Cheek, Ross Barkley dhe Andread Christensen pritet të marrin pjesë.

Për më tepër, Harzardi, i cili është përshkruar nga trajneri i tij si një ndër lojtarët më të mirë të Evropës, pritet të mos marrë pjesë edhe në ndeshjen kundër West Hamit në javën e ardhshme të Premierligës.

 

(Kosova Sot)