Se futbolli është i çuditshëm e dëshmojnë Choupo-Moting dhe Shaqiri – E rrëzuan Stoke Cityn nga elita, sot luajnë në Ligën e Kampionëve

  • 19 September 2018 - 13:56
Se futbolli është i çuditshëm e dëshmojnë Choupo-Moting dhe Shaqiri – E rrëzuan Stoke Cityn nga elita, sot luajnë në Ligën e Kampionëve

Eric-Maxim Choupo Moting dhe Xherdan Shaqiri, të martën luajtën kundër njëri tjetrit në Ligën e Kampionëve, ku Liverpool priti PSG-në. 

Dyshja ishte dy pjesë e Stoke City që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 19-të në Ligën Premier, duke e lëshuar elitën me vetëm 33 pikë nga 38 ndeshje.

Stoke pas një qëndrimi 10-vjeçar në elitë u desh të pajtohet me kalimin në Chanmpionship.

U kuptua menjëherë që as Choupo-Moting, e as Shaqiri, nuk do të qëndronin në Championship, por shumë pak njerëz e kanë parashikuar që të dy do të luajnë kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri, i cili u transferua në Liverpool për 13.5 milionë funte, ndërsa u fut në lojë si zëvendësuese në fitoren emocionuese 3-2 ndaj Paris Saint-Germain.

Edhe Choupo-Moting në një farë mënyre bëri një një lëvizje të madhe dhe u fut në lojë në Anfield, duke zëvendësuar Angel Di Maria në minutën e 80-të.

Nuk ishin vetëm kjo dyshe që dolën nga elita sezonin e shkuar e tani luajnë në Ligën e Kampionëve.

Badou Ndiaye (ish-Stoke) luajti për Galatasarayn, përballë Grzegorz Krychowiak (ish- WBA), që u paraqit me Lokomitivën e Moskës.

Po ashtu edhe Daniel Sturridge (Liverpool) e Nacer Chadli (Monaco), luajtën të martën, ndërsa ishin pjesë e WBA kur dolën nga elita. 

(Kosova Sot)