Natë e vështirë për Ronaldon dhe Juven: Një grup prej 20 personash s’i lënë të bëjnë gjumë

  • 19 September 2018 - 14:18
Natë e vështirë për Ronaldon dhe Juven: Një grup prej 20 personash s’i lënë të bëjnë gjumë

Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij patën një natë të vështirë në Spanjë para ndeshjes së Juventusit kundër Valencias.

Sipas gazetës “Las Provincias”, një grup prej 20 personash u mblodhën përballë hotelit ku skuadra e Juventusit ishte vendosur dhe bënë zhurmë duke mos i lënë të bëjnë gjumë të rehatshëm italianët para takimit të tyre me Valencian, që zhvillohet sonte në orën 21:00.

Sipas gazetës, janë dëgjuar brohoritje fyese dhe janë hedhur mjete piroteknike, përfshirë një pllakë me mbishkrimin “Juve Merda”.

Është dashur intervenimi i policisë për t’i larguar ata dhe për ta siguruar zonën rreth hotelit.  


(Kosova Sot)