Allegri: Jemi në grup me Valencian dhe Man United, një gabim kushton shtrenjtë

  • 19 September 2018 - 14:36
Allegri: Jemi në grup me Valencian dhe Man United, një gabim kushton shtrenjtë

Massimiliano Allegri e ka paralajmëruar skuadrën e tij Juventus se një hap i gabuar mund t’i kushtojë shtrenjtë në Ligën e Kampionëve, pasi ndodhet në një grup me Valencian dhe Manchester Unitedin.

Kampioni i Italisë do të përballet me spanjollët në “Mestalla” sonte në orën 21:00, dhe Allegri ka paralajmëruar se skuadra e tij nuk guxon të humbasë assesi. 

“Vijmë në këtë ndeshje në formë të mirë, pas katër fitoreve rresht në ligë”, tha Allegri për Sky Sport.

Ai beson se grupi në të cilin Juventusi ndodhet është i balancuar, prandaj fitorja është e domosdoshme.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se për ta kaluar grupin duhet të punojmë zellshëm, sepse është një grup i balancuar, me Manchester Unitedin dhe Valencian që tashmë kanë shumë përvojë në këtë garë”, shtoi Allegri

 

(Kosova Sot)