UEFA do t’i fillojë hetimet ndaj Juventusit

  • 19 September 2018 - 14:54
UEFA do t’i fillojë hetimet ndaj Juventusit

Juventusi është duke u hetuar nga UEFA për shkak se dyshohet se klubi i ka shkelur rregullat e transferimeve Financial Fair-Play (FFP) gjatë afatit kalimtar të verës, në veçanti për shkak të blerjes së Cristiano Ronaldos, raporton Calciomercato.

“Zonja e vjetër” e transferoi Ronaldon gjatë afatit kalimtar të verës nga “Los Blancos” për 112 milionë euro. Megjithatë, ai ishte vetëm një nga lojtarët e blerë, pasi që në përgjithësi, Juventusi shpenzoi 244 milionë euro.

Por, këto përforcime në skuadër do ta dëmtojnë financiarisht klubin italian, në rast se UEFA gjen diçka të parregullt në biznesin që kanë bërë gjatë verës.

Por, Juventusi nuk e pranon se kanë bërë shpenzime të tepërta, pasi që pretendon se i kanë balancuar shpenzimet që kanë bërë me paratë që i kanë fituar me largimin e Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuainit.

Për më tepër, largimi i Gianluigi Buffonit për në Paris Saint-Germain ka bërë që një shumë e madhe prej buxhetit për paga të largohet. Kjo shumë është zëvendësuar nga paga e Ronaldos, 225 mijë euro jë javë.

Paratë që i shpenzojnë për pagën e Ronaldos, Juventusi pretendon se i kompenson përmes shitjes së fanellave, shitjes së biletave si dhe marrëveshje e re për të drejtat televizive.


(Kosova Sot)