Danimarkë-Shqipëri, edhe në Parkun e Kryeministrisë

  • 31 August 2015 - 16:38
Danimarkë-Shqipëri, edhe në Parkun e Kryeministrisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në mbështetje të Kombëtares Shqiptare. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit bëri të ditur se do të vendos në dispozicion Parkun te Kryeministria. Ja statusi i plotë i  z. Edi Rama:

“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot. Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur” ‪#‎ForcaShqiperia