Casillas: Ja pse u largova nga Real Madridi!

  • 31 August 2015 - 16:45
Casillas: Ja pse u largova nga Real Madridi!

Iker Casillas ka zbuluar arsyen e largimit nga Real Madridi. Portieri spanjoll ka thënë se kishte nevojë për një “hapësirë për frymëmarrje”.

34 vjeçari që fitoi Kupën e Botës me Spanjën, këtë verë i dha fund qëndrimit prej 25 vitesh në Santiago Bernabeu, duke iu bashkuar Portos në Portugali.

“Ishte një kohë kur unë isha duke marrë shumë kritika dhe kisha nevojë të isha larg nga aty. Unë jam i lumtur tani, dhe kjo mund të shihet në fytyrën time”, u tha Casillas gazetarëve.

“Ishte një lëvizje e vështirë, por për mua është një eksperiencë e re. Situata në Madrid nuk ishte e mirë. Unë kam qenë në qendër të vëmendjes, qoftë për gjëra pozitive qoftë ato negative, dhe unë kisha nevojë për një “hapësirë të re për frymëmarrje””, përfundoi tani portieri i Portos.