E pranon ylli i Arsenalit: Wengeri u largua shkaku ynë

  • 19 September 2018 - 16:25
E pranon ylli i Arsenalit: Wengeri u largua shkaku ynë

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, ka bërë të ditur se është penduar dhe ndihet keq për rolin që patën lojtarët e klubit për largimin e Arsene Wengerit në fund të sezonit të kaluar.

Trajneri francez u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, pas 22 viteve në pozitën e trajnerit te klubi londinez. Ai vendosi të largohej për shkak të presionit që po i bëhej pasi që kishte arritur t’ia siguronte skuadrës së tij vetëm pozitën e shtatë në Premierligë, ndërsa vitin e kaluar atë të gjashtë.

Wengeri u largua një vit para se t’i përfundonte kontrata me Arsenalin dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe Sevillas, Unai Emery. Largimi i tij erdhi pas kritikave që kishte marrë nga tifozët gjatë viteve të fundit të karrierës së tij në Arsenal.

Por, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Mertesacker beson se lojtarët e zhgënjyen Wengerin dhe kjo e çoi atë deri të largimi nga klubi.

“Ishte pak e habitshme për ne. Erdhi në takim dhe tha se kishte vendosur, bashkë me bordin drejtuesit, të largohej në fund të sezonit. Ishte një moment i mërzitshëm për ne sepse ndienim se ne kishin kontribuar për këtë gjë”, ka thënë Mertesacker.

“Lamtumira e tij ishte edhe faji i lojtarëve sepse te patëm shumë mundësi për të marrë rezultate më të mira. Ne dështuam, ndërsa ai na mbështeste gjatë gjithë kohës”.

“Unë isha i pari që e ndjeva nevojën për t’i thënë diçka dhe i thashë se pendohem shumë. Ishte e rëndësishme për mua që ai ta sheh se ne kishin diçka për t’i thënë si skuadër dhe se në qëndronim përkrah tij”.

“Ai u largua me kohë, asnjë sekondë më herët apo më vonë. Kur lajmi për largimin e tij doli në publik, atmosfera ndryshoi. Flitej për njeriun e mrekullueshëm që ai ishte, që e kishte ndryshuar klubit plotësisht”.

“Nuk është e mundur të ketë pasur më shumë sukses me këtë klub. Ai e mori lamtumirën që e meritonte dhe u largua nga klubi si një legjendë”

 

(Kosova Sot)