Navasi ultimatum Real Madridit

  • 19 September 2018 - 16:47
Navasi ultimatum Real Madridit

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ia ka bërë me dije drejtuesve të klubit se ai do të kërkojë të largohet nëse nuk ia garantojnë vendin në formacionin e parë për ndeshjes e kupës të këtij sezoni, raporton Don Balon.

Portieri kilian ka qenë pjesë e klubit madrilen që nga viti 2014. Gjatë kësaj kohe ai e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve dhe një herë La Ligën. Për më tepër, ai është shpërblyer edhe me çmimin për portierin më të mirë të vitit.

Megjithatë, përkundër këtyre titujve që i kanë fituar me Navasin në portë, gjatë afatit kalimtar të verës, Real Madridi kishte kërkuar për ta përforcuar këtë pozitë. Përfundimisht, ata e transmeton Thibaut Courtois nga Chelsea për 35 milionë euro.

Megjithatë, presidenti i klubit, Florentino Perez nuk pritet të dorëzohet para kërkesave të Navasit, pasi që i ka thënë edhe vetë kilianit se ata nuk e kanë blerë Thibaut Courtois për të qëndruar në bankën rezervë



(Kosova Sot)