Emery e respekton vendimin e Gazidisit për t’u larguar

  • 19 September 2018 - 17:37
Emery e respekton vendimin e Gazidisit për t’u larguar

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka insistuar se ai e respekton vendimit e Ivan Gazidisit për t’u larguar nga pozita e drejtorit ekzekutiv të klubit, vetëm tre muaj pasi e kishte bindur Emeryn t’i bashkohej klubit.

Gazidisi ka nënshkruar marrëveshje për t’u larguar nga Arsenali dhe për ta marrë pozitën e drejtorit ekzekutiv të Milanit, pas dhjetë viteve në klubin londinez. Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme që nga tetori i këtij viti.

Gazidisi ishte personi më vendimtar në përpjekjet e Arsenalit për të gjetur pasuesin e Arsene Wengerit. Madje, ai ia kishte rekomanduar Emeryn pronarit të klubit, Stan Kroenkes.

“Këta tre muaj me Ivanin kanë qenë shumë të rëndësishme”, ka thënë Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Vorskla Poltava, e vlefshme për Evropa Ligë.

“Unë e di që ai është një person i rëndësishëm, një profesionist i madh. Marrëdhënia ime me të ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Ne vazhdojmë të flasin shumë për futbollin, Arsenalin dhe përgjegjësitë tona”.

“Ky vendim, për t’u larguar, është diçka shumë privat. Për këtë arsye, e respektoj vendimin e tij”.

Emery ka arritur t’i fitojë tri ndeshjet e tij të fundit të Premierligës, pasi e kishte filluar sezonin e ri me dy humbje radhazi, kundër Liverpoolit dhe Chelseat.

 

(Kosova Sot)