Perisic: Interi do ti kalon grupet

  • 19 September 2018 - 18:02
Perisic: Interi do ti kalon grupet

Anësori i Interit, Ivan Perisci beson që “do të kalojnë grupet”, pas fitores se mbrëmshme kundër Tottenhamit por “kanë nevojë që ta largojnë frikën edhe nga një ndeshje”

Nerazzurri u rikthyen në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gjashtë viteve e gjysmë dhe kanë siguruar me dramë fitoren kundër anglezëve me një gol të vonë nga Matias Vecino.

“Ishte një fitore kruciale për ne”, tha Perisic për faqen zyrtare të UEFA’së.

“Ne luftuam deri në minutën e fundit dhe treguam karakter, ne i kemi të gjithë. Skuadra jonë ishte për herë të parë në Ligën e Kampionëve, kjo skuadër dhe nuk është një gjë e lehtë. Ne do ti kalojmë grupet, por na duhet edhe një lojë që të fitojmë vetëbesim”.

 

(Kosova Sot)