Shumë penallti dhe karton i kuq për Ronaldon, në fund fiton Juventusi

  • 19 September 2018 - 23:44
Shumë penallti dhe karton i kuq për Ronaldon, në fund fiton Juventusi

Një ndeshje po aq sa interesante edhe e çuditshme është zhvilluar sonte në Mestalla. Tri penallti janë akorduar, derisa lojtari më i mirë në botë për momentin Cristiano Ronaldo është përjashtuar me të kuq. Në fund Juventus fitoi në saj të dy penalltive që në gol i konvertoi, boshnjaku Miralem Pjanic

Juventusi ka arritur që ta mposht Valencian me rezultat 0-2 në Mestalla sonte, me një ndeshje që u përcoll me vendime të çuditshme të gjyqtarit gjerman Felix Brych, i cila sigurisht do të komentohet shumë sonte.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Juventusin pasi që kishin posedimin dhe sulmonin vazhdimisht në drejtim të portës së vendasve.

Rrjedha e lojës shkonte normal deri në minutën e 29’të kur fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ndëshkohet me karton të kuq.

Ngjarja rrjedh interesant por nga disa xhirime nga afër, duket se Ronaldo e humbi durimin dhe tenton t’ia shkul flokët mbrojtësit Jason Murrillo. Brych nuk e sheh këtë skenë por lojtari në fund të portës po. Pas konsultimeve, Ronaldo përjashtohet me karton të kuq kurse fillon të qajë në drejtim të zhveshtores.

Pas ndëshkimit, u mendua që Valencia do ta këtë më të lehtë dhe do të fitonte por nuk ndodhi kështu, Juventus fiton penallti në minutën e fundit të pjesës së parë të cilën e konverton në gol Miralem Pjanic.

Pjesa e dytë përsëri fillon me një penallti. Prapë për Juventusin dhe atë e shndërron në gol përsëri Pjanic në minutën e 50.

Valencia bëri presion dhe fitoi një penallti në minutën e fundit të ndeshjes, të cilën e mbrojti portieri Szczesny.

Me këtë fitore Juventus renditët në vendin e dytë, pas Manchester United të cilët e mposhtën Young Boys me rezultat 3-0.

 

(Kosova Sot)