Kampioni e nis me fitore

  • 19 September 2018 - 23:45
Kampioni e nis me fitore

Kampioni në fuqi i Europës, Real Madrid e ka nisu me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 me golat e Isco (45), Bale (58) dhe Mariano (90)

Real Madrid ka shënuar fitore të pastër sonte kundër Romës me rezultat 3-0.

Los Blancos ja nisën shumë mirë kësaj ndeshje duke bërë sulme të pareshtura, por goli i epërsisë erdhi tek në minutën e 45’të te ndeshjes nga një gjuatje e lirë e Iscos.

Pjesa e dytë prapë filloi shumë më mirë për Realin pasi që ata arrin ta shenojnë edhe golin e dytë me anë të Gareth Bale në minutën e 58’të.

E për Los Blancos ka debutuar sot në Santiago Bernabeu edhe Mariano që ka qenë special pasi që shënuar gol në minutën e 90’të.

Me këtë fitore, Real Madrid prin në grupin G më 3 pikë kurse Viktoria Plzen dhe CSKA Moscow gjenden në vendin e dytë dhe tretë me nga 1 pikë. 

 

(Kosova Sot)