Momenti kur Ronaldo tentoi t’ia shkul flokët Murillos

  • 20 September 2018 - 00:05
Momenti kur Ronaldo tentoi t’ia shkul flokët Murillos

Cristiano Ronaldo sot u ndeshkua për herë të parë me karton të kuq në Ligën e Kampionëve

Asi portugez luajti 29 minuta por ai u përjashtua me të kuq pasi në minutën e 28, edhe pse nuk e kishte topin ka një përplasaje me mbrojtësin e Valencias, Jason Murillo.  

Fillimisht u mendua se Murillo e ekzagjëroi pas prekjes se Ronaldos por në një xhirim me të afërt, shihet se Ronaldo me të vërtetë tentoi që t’ia shkul flokët atij.

Pavarësisht humbjes, Juventus e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2-0. Pjanic shënoi të dy golat dhe të dy ishin nga penalltia. 

 

(Kosova Sot)