Reali i prish punë Barcelonës, planifikon transferimin e De Jongit

  • 20 September 2018 - 09:08
Reali i prish punë Barcelonës, planifikon transferimin e De Jongit

Florentino Perez është duke e shikuar mundësinë për ta mposhtur Barcelonën në garë për yllin e Ajaxit.

Real Madridi pritet ta bëjë një ofertë të madhe për ta transferuar në “Bernabeu” Frenkie de Jongin, shkruan Don Balon.

De Jongi ka rënë në vëmendje të Realit, për të cilin Barcelona ka shprehur interesim gjatë gjithë verës, mirëpo tani duke se nuk do të jetë i lehtë transferimi i tij në Barcelonë.

Ajaxi ka raporte më të mira me Barcelonën, mirëpo Perezi beson se lojtarin do ta transferojë qysh në muajin janar të vitit 2019.


(Kosova Sot)