Zyrtare: Shitet Draxler, jo te Juventusi

  • 31 August 2015 - 18:02
Zyrtare: Shitet Draxler, jo te Juventusi

Pas shitjes së Kevin de Bruyne te Manchester City dhe Ivan Perisic te Inter, Wolfsburgu ka ndërhyrë në treg në ditën e fundit, duke arritur marrëveshje me Schalken për talentin 21 vjeçar, Julian Draxler.

Mesfushori gjerman që për Schalken ka shënuar 18 gola në 119 paraqitje në Bundesligë, i ka kushtuar Wolfsburgut 35 milionë euro, shkruan Bild.

Interesim të madh të Draxler ditëve të fundit, pati shprehur Juventusi.