Distria eliminohet nga Botërori

  • 20 September 2018 - 10:16
Distria eliminohet nga Botërori

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid, me rezultat 1-0 në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Baku.

Ajo e kishte filluar rrugëtimin në këtë gare me fitore, duke e mposhtur garuesen Solis të Guatemalës, në kategorinë -48 kg.

Megjithatë, ndeshja e rrethit të dytë, kundër Bilodidit, shihej si një finale para finales, pasi që ukrainasja ka qenë duke e dominuar këtë kategori.

Në vazhdim, në këtë garë do të paraqiten edhe Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.


(Kosova Sot)