Totti: Futbollistët nuk janë më të bashkuar, po izolohen me telefonat e tyre

  • 20 September 2018 - 11:00
Totti: Futbollistët nuk janë më të bashkuar, po izolohen me telefonat e tyre

Legjenda e Romës, Francesco Totti, mendon se lojtarët nuk janë më të bashkuar, pasi ata po izolohen në dhomat e zhveshjeve me telefonat e tyre.

Italiani do ti mbush 42-vjeç të enjten e ardhshme, dhe po në atë ditë do ta publikojë autobiografinë e tij.

“Unë kam qenë lojtar si këta, i njoh shumë mirë”, ka thënë drejtori i Romës, Totti.

“E njoh gjuhën sekrete dhe gjysmë frazat që i përdorin ata. Nëse nuk e dinë gjuhën angleze, atëherë nuk do të kuptosh asgjë”.

“Kështu grupet e lojtarëve janë shpërndarë, pas stërvitjeve, ata shkojnë në dhomën e zhveshjes dhe izolohen me telefonat e tyre, duke  dërguar mesazhe”.


(Kosova Sot)