Tifozët egjiptianë i kërkojnë falje yllit të Liverpoolit

  • 20 September 2018 - 11:29
Tifozët egjiptianë i kërkojnë falje yllit të Liverpoolit

Faqja zyrtare e tifozëve egjiptianë të Liverpoolit është detyruar t’i kërkojë falje yllit senegalez të klubit, Sadio Mane, pasi që ky i fundit u sulmua nga tifozë egjiptianë në një fotografi që e kishte postuar në Instagram.

Mane mori komente abuzuese nga tifozët egjiptian të klubit pas fitores së tyre kundër Tottenhamit, e cila përfundoi me rezultat 2-1 në Wembley. Tifozët kishin qenë të zemëruar që Mane nuk e pasoi topin te egjiptiane Mohamed Salah, gjatë një sulmi të kësaj ndeshjeje.

Senegalezi e postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram për ta festuar fitoren, por ky postim u bombardua nga mesazhet abuzuese nga tifozët e Salahut. Më vonë, ai vendosi ta fshijë foton.

Faqja zyrtare e tifozëve egjiptian të Liverpool i ka kërkuar falje Manes, dhe e kanë publikuar në Facebook një video ku kanë grumbulluar mesazhe pozitive për senegalezin.

“E drejta për ta kritikuar cilindo lojtar është e drejtë që i garantohet të gjithëve, por ofendimet, sidomos ato personale, janë plotësisht të papranueshme”, ka thënë presidenti i kësaj faqe, Khalid Yousif.

“Ishin komente me të vërtetë të tmerrshme. Është e turpshme dhe nuk i përfaqëson tifozët tanë egjiptian. Po, ne e duamë Salahun, mbretin egjiptian. Ai është ylli ynë, heroi i Egjiptit. Por, më besoni, tifozët e Liverpoolit në Egjipt e duanë njëjtë edhe Sadion, ndoshta edhe më shumë”.


(Kosova Sot)