Rikthehet Liga e Evropës, Chelsea, Arsenal dhe Milan luajnë sot

  • 20 September 2018 - 12:26
Rikthehet Liga e Evropës, Chelsea, Arsenal dhe Milan luajnë sot

Disa skuadra të mëdha evropiane do të luajnë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në kontinent.

48 ekipe do të nisin rrugëtimin për në finalen e Bakut në Azerbajxhan në këtë stinor të ri të Ligës së Evropës.

Në orën 18:55 vëmendja më e madhe do të jetë te Chelsea që sfidon në Selanikun e zjarrtë PAOK-un vendas në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël dhe nuk duhet humbur për asnjë arsye. Në të njëjtin orar në Grupin H që konsiderohet edhe si grupi i ferrit Lazio do të presë Apollon Limasol.

Në orën 21:00 luan Milani që do të ketë një përballë një skuadër të vogël si Dudelange nga Luksemburgu, e cila kishte eliminuar edhe kampionin e Kosovës Dritën.

Arsenal-Vorskla është një tjetër takim interesant. Shumë e fortë parashikohet edhe ndeshja që do të zhvillohet në Zagreb mes Dinamos vendase dhe Fenerbahces.

(Kosova Sot)