Casemiro: Ronaldo e meriton Topin e Artë

  • 20 September 2018 - 13:23
Casemiro: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Futbollisti brazilian ka treguar se kush e meriton të shpallet lojtari më i mirë për sezonin e shkuar.

Cristiano Ronaldo këtë verë la Real Madridin dhe iu bashkua Juventusit.

Me portugezin në ekip, madrilenët sezonin e shkuar u shpallën kampionë të Evropës dhe tani ai është në garë me Luka Modriqin për Topin e Artë këtë vit.

Casemiro mendon se Ronaldo e meriton më shumë sesa Modriq këtë çmim, ndonëse këtë të fundit e ka ende shok të skuadrës.

“Besoj se ky vit për Modriqin ishte fantastik, por në përgjithësi Topin e Artë e meriton Ronaldo”, ka thënë Casemiro.

“Luka ka qenë i jashtëzakonshëm si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Kampionatin Botëror, por CR7 duhet të jetë fituesi”.

(Kosova Sot)