Grumbullohet kombëtarja, shqetëson gjendja e Hysajt

  • 31 August 2015 - 18:32
Grumbullohet kombëtarja, shqetëson gjendja e Hysajt
rupi prej 11 futbollistësh që ishin prezent të dielën pasdite i janë bashkuar gjatë paradites të së hënës Balaj dhe Roshi, të cilët kanë udhëtuar për rreth 3 orë me makina nga Rijeka, duke mos e humbur seancën stërvitore të paradites. Shkodranit është dashur të bëjë stërvitje të lehtë për të shkrydhur muskujt pas ndeshjes në të cilën shënoi dy gola, cka është pritur mjaft mirë nga trajneri De Biasi. Pas impenjimeve me klubet respektive kanë mbërritur edhe grupi i lojhtarëve që luajnë në Zvicër. Xhaka dhe Gasha nga Bazeli, Xhimshiti, Sadiku dhe Kukeli të Zyrihut. Bashkë me ta ka udhëtuar edhe Lenjani i Nantes. Nga Roma rreth orës 15:00 kanë mbërritur Berisha, Hysaj i Napolit, Lila dhe Kace nga Tirana, të cilët janë pritur përzemërsisht, me humor dhe batuta nga De Biasi. Nuk kishte si të mungonte Lorik Cana, i cili vetën bnë orët e fundit ka zgjidhur të ardhmen e tij, pas një odiseje të gjatë verore, duke firmosur për francezët e Nantes, ku do të gjejë Lenjanin. Përsa i takon Elseid Hysajt, i cili ka patur një kontraktim gjatë ndeshjes së Napolit me Sampdorian, dicka që e konfirmon vetë futbollisti, stafi mjekësor kuqezi do të verifikojë me shumë kujdes gjendjen e tij, për t’u paraprirë surprizave të pakëndshme. Gjithashtu në hotelin ku është grumbulluar ekipi kombëtar në kondrinat e Trevisos, ka mbërritur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zoti Armando Duka.