“Neymari e Mbappe nuk janë heronj, ata janë egoistë”

  • 20 September 2018 - 13:31
“Neymari e Mbappe nuk janë heronj, ata janë egoistë”

Neymari dhe Kylian Mbappe duhet t’i lënë arritjet e tyre personale anash, nëse duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve, ka thënë fituesi i Topit të Artë në vitin 1991, Jean-Pierre Papin.

Ish-lojtari i Milanit dhe Bayern Munichut, po ashtu e ka kritikuar edhe Edinson Cavanin, pasi treshja e sulmit të Paris Saint-Germainit, nuk pati ndikim në humbjen që e pësuan nga Liverpooli të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Me PSG-në ata nuk janë heronj, ata janë egoistë”, tha ai për Le Parisien.

“Është një dallim mes yjeve që i shohim jashtë dhe atyre që i kemi këtu në Francë. Kur Neymari luante për Barcelonën, ai kthehej edhe në mbrojtje...”.

“Ata kanë kualitet. Nuk ka problem këtu, mirëpo ata duhet të bashkohen dhe pastaj të tjerët të përfitojnë nga kualitetet e tyre”.

“Qëllimi kryesor i klubit është fitimi i Ligës së Kampionëve”.

 

 

(Kosova Sot)