Këtu mund ta votoni golin më të mirë të javës së parë në Ligën e Kampionëve

  • 20 September 2018 - 14:12
Këtu mund ta votoni golin më të mirë të javës së parë në Ligën e Kampionëve

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve filloi të martën që shkoi, me fazën e grupeve.

Ishte java e parë e cila solli gola të bukur dhe mjaft momente interesante.

Në 16 ndeshje të zhvilluara u realizuan 45 gola. Faqja zyrtare e UEFA-s e ka mundësuar që ta votoni golin e javës.

Janë katër gola të nominuar: Goli i Ousmane Dembeles me Barcelonën kundër PSV-së, goli i Maurio Icardit me Interin kundër Tottenhamit, goli i Mariano Diazit me Real Madridin kundër Romës dhe goli i Renato Sanchezit me Bayern Munichun kundër Benficas.

Për të votuar klikoni këtu.

https://gotw.uefa.com/#/en/

(Kosova Sot)