Tifozi i Manchester Cityt goditet në kokë nga huligani i Lyonit (Video)

  • 20 September 2018 - 14:33
Tifozi i Manchester Cityt goditet në kokë nga huligani i Lyonit  (Video)

Tifozët e Manchester Cityt dhe ata të Lyonit janë parë duke u përleshur dhe duke thyer gjësende në njëri-tjetrin para se të fillonte ndeshja e mbrëmshme, që përfundoi me fitore të Lyonit si mysafir ndaj Cityt me rezultatin 2-1.

Në një video të siguruar nga gazeta angleze, Th Sun, shihet se si një tifoz o Cityt goditet në kokë nga një huligan i Lyonit para se të fillonte ndeshja.

Tifozët filluan përleshjet një orë para ndeshjes, në nj dyqan të quajtur One Stop, vetëm 500 metra larg stadiumit Etihad.

Përleshje ndodhi te ky dyqan, duke u gjuajtur me objekte të ndryshme, derisa dritarja e lokalit u thye pasi tifozët francez e përdorën si vend për t’u mbrojtur.

Një fans që besohet të ketë qenë i Manchester Cityt, është goditur në kokë nga mbrapa nga një huligan i Lyonit.

Policia angleze ka njoftuar se është duke u punuar, pas videove që po qarkullojnë në internet. Ata thanë se janë duke punuar me dy klubet për t’i identifikuar shkaktarët e asaj rrëmuje para fillimit të ndeshjes. 

(Kosova Sot)