E fundit: UEFA hap procedurën disiplinore ndaj Ronaldos

  • 20 September 2018 - 15:13
E fundit: UEFA hap procedurën disiplinore ndaj Ronaldos

Cristiano Ronaldo mund të ballafaqohet me dënime të tjera nga UEFA pas atij kartoni të kuq në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.

UEFA e ka konfirmuar se janë hapur procedurat disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas incidentit të tij me Jeison Murillon në fitoren e Juventusit ndaj Valencias me rezultatin 2-0.

Ylli i Juventusit është përjashtuar nga ndeshja qysh në minutën e 29’ pasi që ia kishte tërhequr flokët e mbrojtësit të Valencias.

Kartoni i kuq e largoi nga ndeshja Ronaldon, i cili doli nga fusha me lot në sy. Kartoni i kuq do t’ia jap dënimin me një ndeshje moslojë, mirëpo ai mund të dënohet edhe më shumë.

Ronaldo me shumë mundësi do të mungojë ndaj Manchester Unitedit, kur Juve do të udhëtojë për në Old Trafford në ndeshen e 23 tetorit të Grupit H.

Rasti i Ronaldos do të publikohet nga kontrolli i UEFA-s dhe përgjegjësve disiplinor më 27 shtator. 

(Kosova Sot)