Ylli i Liverpoolit: Babai më mësoi ta urrej Man Unitedin, nuk veshja rroba të kuqe

  • 20 September 2018 - 15:15
Ylli i Liverpoolit: Babai më mësoi ta urrej Man Unitedin, nuk veshja rroba të kuqe

Zëvendës-kapiteni i Liverpoolit, James Milner, ka bërë të ditur se babai i tij, tifoz i Leeds Unitedit, ia kishte ndaluar atij të veshte rroba me ngjyrë të kuqe, si dhe e kishte mësuar ta urrente Manchester Unitedit që kur kishte qenë fëmijë.

Mesfushori anglez e ka pranuar se ai nuk blinte asnjëherë gjëra me ngjyra të kuqë, për shkak të besnikërisë së babait të tij ndaj Leeds Unitedit, të cilët e kanë rival të përbetuar Manchester Unitedit.

Megjithatë, Milneri e ka konfirmuar se babai i tij është shumë i lumtur kur e sheh atë duke luajtur për Liverpooli, ku u transferua në vitin 2015, si dhe nuk i pengojnë as fanellat e kuqe të cilat i mbanë vazhdimisht djali i tij.

“Po, është e vërtetë. Babai im ka ndikuar shumë te unë. Natyrisht, tifozët e Leeds Unitedit mësohen që në fëmijëri ta urrejnë Manchester Unitedit, si rivalë në futboll, kështu që ngjyra e kuqe nuk lejohej”, ka thënë Milner.

“Kurrë nuk e kam pasur ndonjë bluzë me ngjyrë të kuqe apo diçka tjetër. Hera e parë që e vesha një fanellë të kuqe ishte kur luajta për Kombëtaren e Anglisë”.

“Madje, ai bëri shaka kur u transferova në Liverpool dhe më tha se kjo do të ishte hera e parë që ai do të ishte i lumtur që do të më shihte të veshur me ngjyrën e kuqe”.

Milneri kishte debutuar në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare për Leeds United. Që nga atëherë, ai ka luajtur në Newcastle, Aston Villa, Manchester City dhe tani në Liverpool. 


(Kosova Sot)