FSHF: Të Martën stërvitje e hapur e kombëtares

  • 31 August 2015 - 19:14
FSHF: Të Martën stërvitje e hapur e kombëtares

Teksa kuqezinte e drejtuar nga De Biasi kane nisur grumbullimin ne Itali per pergatitjet per dy ndeshjet e radhes te eliminatoreve Euro 2016, Federata Shqiptare e futbollit ben te ditur se ne dy ditet e ardhshme ekipi do te zhvilloje stervitjen me dyer te hapura dhe sigurisht ky njoftim i drejtohet tifozeve kuqezi qe jetojne ne Itali apo dhe ne vendet prane qe te bashkohen per te ndjekur idhujt e tyre. Me poshte njoftimi i FSHF:

“Sot ne oren 18:00 filloi stervitja e pare per kombetaren ne grumbullimin kunder Danimarkes ne Itali.
Trajneri De Biasi ka zhvilluar nje stervitje te lehte per 60 minuta. Ne kete seance stervitore moren pjese keta futbolliste: Agolli, Ajeti, Aliji, Abrashi, Shehi, Hoxha, Rrahmani, Shala, Memushaj, Basha, Cikalleshi dhe Bulku. Diten e neserme do te bashkohet edhe pjesa tjeter e ekipit.”