Dilema e Real Madridit: Navasi apo Courtois?

  • 20 September 2018 - 17:38
Dilema e Real Madridit: Navasi apo Courtois?

Pozita e portierit brenda një klubi është e veçantë. Në një sport si futbolli, i cili vendoset nga golat, ata janë përgjegjës për parandalimin e tyre. Gjatë stërvitjeve, ata mbahen larg pjesës tjetër të skuadrës, duke kaluar shumë kohë së bashku vetëm me rivalët e tyre për atë pozitë.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, vendi në formacionin standard i takon njërit portieri, dhe të tjerët e dinë se janë në klub vetëm si opsione shtesë. Por, në Real Madrid ka një situatë të pazakonshme.

Keylor Navasi dhe Thibaut Courtois janë që të dy portierë të cilët luftojnë për pozitën e parë. Për më tepër, edhe trajneri i tyre, Julen Lopetegui, gjatë karrierës së tij në futboll, kishte qenë portier.

Për këtë arsye, kur të tjetër e pyesin për opsionin e tij të parë për pozitën e trajnerit, ai nuk jep një emër, por thotë se ajo pozitë vendoset ndeshje pas ndeshje. Deri tani, ai ka startuar në katër ndeshje me Navasin, ndërsa në dy me Courtoisin.

“Gjithçka është shumë më natyrale sesa që e mendojnë të tjerët, ne i diskutojmë gjërat normalisht dhe sinqerisht, nuk ka asnjë problem. Ne e marrin vendimin që na duhet dhe gjithmonë kemi edhe një opsion të dytë të mrekullueshëm”, ka thënë Lopetegui.

Ai ende nuk e ka marrë vendimin e tij përfundimtar, dhe kjo ka krijuar një konkurrencë mes dy portierëve, të cilët duhet të jenë në formën e tyre më të mirë për të qenë startues. Por, përveç konkurrencës, kjo ka krijuar edhe konfuzion te tifozët.

Por, përderisa dy portierët mund të pajtohen të mos luajnë në ndeshjet më pak të rëndësishme, që të dy kërkojnë të luajnë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Për këtë arsye, Lopeteguit do t’i duhet të marrë një vendim së shpejti për pozitën e portierit.

Ai e ka opsionin t’i ndajë garat e ndryshme për të dy portierët. Dje ishte raportuar se Navasi i kishte dhënë ultimatum Perezit që nëse ai nuk futet në ndeshjet e kupës, ai do të largohet. Por, Perezi nuk i është dorëzuar kërkesës së tij, pasi që raportohet se ai i ka thënë që nuk e ka blerë belgun për ta mbajtur në bankë rezervë.

Pasi që ndeshjet e ardhshme të Real Madridit do të jenë mjaft të rëndësishme, si ajo kundër Atletico Madridit, si dhe tani që ka filluar Liga e Kampionëve, Lopetegui nuk ka edhe shumë kohë deri sa ta merr vendimit e tij përfundimisht.


(Kosova Sot)