Khedira vuan nga lëndimi në kofshë

  • 20 September 2018 - 18:45
Khedira vuan nga lëndimi në kofshë

Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira ka tërhequr muskujt e kofshës së tij kundër Valencia, derisa lëndimi i Douglas Costat do të vlerësohet nesër

Khedira u largua nga ndeshja mbrëmë në pjesën e parë duke u zëvendësuar me Emre Can.

Douglas Costa erdhi nga banka në pjesën e dytë, por u lëndua pas një ndërhyrje që e mori gjatë një goditje në zonën e rreptësisë së spanjollëve.

“Pasi u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së parë në ndeshjen e së mërkurës, Sami Khedira ka bërë disa teste sot që kanë treguar es ai ka tërhequr muskujt kofshës së tij të majtë”, ka lajmëruar në faqen zyrtare Juventusi.

“Douglas Costa po ashtu u largua nga fusha dje dhe gjendja e tij do të vlerësohet pas skenimeve që do të bëhen nesër”. 

 

(Kosova Sot)