Reina: Këtu fillon udhëtimi i Milanit

  • 20 September 2018 - 20:58
Reina: Këtu fillon udhëtimi i Milanit

Pepe Reina do të bëj debutimin e tij me Milan në Europa Ligë kundër Dudelange. “Nëse ne duam që të kthehemi me trofe në Europë, ne fillojmë udhëtimin tonë këtu”.

“E falënderojë trajnerin për fjalët e mira për mua, por kjo do të jetë një përvojë e mrekullueshme për mua sepse ende nuk kam luajtur për Milan”, tha portieri për Sky Sport Italia.

“E vërteta është se ky është një klub i jashtëzakonshëm, më i madh se çdo lojtar dhe ne duhet të japim më të mirën për skuadrën. Sot shpresojmë të luajmë mirë”.

Është hera e parë që një klub i Ligës së Kampionëve që viziton një klub me lojtarë gjysmëprofesional.

“Dudelange është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa Ligës me meritë dhe kjo është një ndeshje garuese europiane, kështu që është mirë që të fillojmë me këmbë të mbarë këtë turne. Nëse ne dëshirojmë ta kthejmë lavdinë tonë në Europë, fillojmë nga këtu”, ka thënë Reina. 

 

(Kosova Sot)