Insignie nuk largohet nga Napoli

  • 31 August 2015 - 20:04
Insignie nuk largohet nga Napoli

Fabio Andreotti, agjenti i Lorenzo Insignie, ka zbuluar që klienti i tij dëshiron të qëndroj në Napoli, përkundër raporteve që sulmuesi mund të largohet nga klubi.

24 vjeçari ka qenë subjekt i shumë thashethemeve duke sugjeruar se ai do të largohet nga klubi napolitan.

“Insigne është aktualisht mjaft i lodhur në fillim të sezonit, por kjo është normale,” tha Andreotti gjatë një interviste.

“Dje  Lorenzo tregoi që është në rrugë të duhur. Është e rëndësishme se ai dëshiron të luaj me Italinë me 2016. Megjithatë, ai dëshiron të mbetet në Napoli", ka thënë ai.