Kololli bie në gropë duke festuar golin në Qipro
Benjamin Kololli ka shënuar sot golin e vetëm për FC Zurichun, por festa e tij ka rezultuar shumë keq.
Benjamin Kololli mund të jetë lënduar keq sonte pasi që duke shkuar për ta festuar golin me tifozët e tij, ka rënë në një grupë.
FC Zurich luajti sot ndeshjen në gazën e grupeve të Europa Ligë duke fituar me rezultat 1-0 kundër AEK Larnaca dhe Benjamin Kololli shënoi të vetmin gol në Nikozi.
Kololli shënoi golin nga penalltia, pasi që Antonio Marchesano e goditi dorën e portierit të AEK’ut Daniel Mojsov në një krosim.
Pas shënimit të golit, Kololli niset për të festuar me fansat e Zurich që kishin udhëtuar për këtë ndeshje por gjatë rrugës ai bie në një gropë të stadiumit.
Megjithatë, Kololli e ka vazhduar ndeshjen deri në fund dhe si duket nuk është lënduar nga kjo rënie e tij.
(Kosova Sot)