“Inter mund ta mposht Barcën”

  • 21 September 2018 - 10:54
“Inter mund ta mposht Barcën”

Eder beson se Interi janë “kundërshtarët kryesor të Juventusit në Serie A” dhe ata do të mund ta mposhtin Barcelonën në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Inter u kthye nga humbja 1-0 për ta përmbysur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës së kampionëve dhe Eder beson se rezultati do të jetë një “pikë kthese” për ish klubin e tij në këtë sezon.

Kur e pashë golin e Vecinos në minutat shtesë kundër Tottenhamit, nuk me dukej reale ajo që po shihja”, tha ish sulmuesi i Nerazzurri, i cili tani luan në Kinë për Gazzetta dello Sport.

“Mu ngjallën emocionet e njëjta që i kisha pasur gjatë ndeshjes Lazio Inter. Në San Siro niveli i mbështetjes se tifozëve është i çmendur, ata po ashtu do të mund ta mposhtin aty edhe Barcelonën. Besoj që ata do ta kalojnë grupin”. 

(Kosova Sot)