De Bruyne mund të kthehet për derbin e Manchesterit

  • 21 September 2018 - 11:03
De Bruyne mund të kthehet për derbin e Manchesterit

Skuadra e Pep Guardiolës pritet të merr infuzion me kthimin e mesfushorit yll të tyre në derbin e Machesterit që pritet të zhvillohet në nëntor
Kevin De Bruyne pritet që të jetë gati për derbin e Manchesterit në nëntor derisa mesfushori i Manchester City është duke vazhduar rehabilitimin e lëndimit të gjurit të tij.

Prognoza fillestare thoshte se ai do të mbetet jashtë për rreth tre muaj kështu që ai pritet të jetë në derbin kundër Manchester United që pritet të jetë më 11 nëntor, edhe pse ende ka dyshim, belgu beson dhe shpreson se do të jetë gati para orarit.

“Ende kam nevojë për tri, katër, pesë javë që të jem gati|, ka thënë ai për HLN gjatë lansimit të FIFA19.

“Shpresojë që të kthehet, ta ndihmoj skuadrën dhe të luaj mirë. Shpresoj që të kthehem pas pushimit të radhës së ndeshjeve ndërkombëtare dhe mendoj se do të jem gati për derbin e Manchesterit”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)