Zyrtare: Aguero zgjat kontratën më City deri më 2021

  • 21 September 2018 - 11:30
Zyrtare: Aguero zgjat kontratën më City deri më 2021

Sulmuesi argjentinas i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me kampionët e Premier Ligës

Sergio Aguero ka nënshkruar edhe një vit zgjatje të Kontratës me Manchester City.

Sulmuesi argjentinas tani do të jetë në klub deri më 2021, duke i dhënë kështu fund të ardhmes se tij në Etihad Stadium.

Aguero kishte nënshkruar kontratë të re me City në fillim të 2016 por asnjëherë nuk ishte lajmëruar zyrtarisht nga klubi apo lojtari.

29 vjeçari dhe familja e tij po ashtu jepnin versione kontradiktore të saj nëpër intervista në media.

“Jam i lumtur që kam shtuar edhe një vit kontraët. Ideja e ime kur erdha këtu ishte të rrija 10 vite. Jam këtu për shtatë vite, kështu që do të bëhen 10 kur kontrata e ime të skadoj. Kjo është arsyeja kryesore pse e kam nënshkruar”.

“Jam shumë i lumtur sepse këtu me kanë trajtuar mirë që nga dita e parë që kam ardhur. Jam i lumtur me gjithsepse këtu me kanë trajtuar mirë që nga dita e parë që kam ardhur. Jam i lumtur me gjithçka që involvohet në këtë lub, skuadër dhe me stafin dhe menaxhmentin e saj”.

(Kosova Sot)