Piatek i lumtur për interesimin e Barcës, por fokusohet në Genoa

  • 21 September 2018 - 11:51
Piatek i lumtur për interesimin e Barcës, por fokusohet në Genoa

Krzysztof Piatek ka pranuar se ai ka dëgjuar për spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën por ka insistuar se ai është “i fokusuar” te Genoa

Barca raportohet se janë në alarm të kuq për tetë golat e Piatekut në katër paraqitje për Genoan, por sulmuesi polak e ka bërë të qartë që për momentin është i fokusuar të Genoa.

“Fillimi i sezonit ka qenë i mirë, por nuk jam duke menduar për këtë: jam duke shikuar dhe jam fokusuar vetëm në ndeshjen e ardhshme kundër Lazios”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Nuk mund të krahasohem me Lewandowskin: ai luan për Bayern Munich, unë në Genoa. Nuk mendoj për që lidhja e ime me Barcelonën është e vërtetë, madje edhe pse e kam dëgjuar. Nëse ka ndonjë sekret, është e thjesht përpiqem që të përmirësohem, ta jap më të mirën në stërvitje. Me trajnerin Bellardini, ne jemi pajtuar se cila është pozita ime në fushë. E di saktësisht çfarë bëj”.

“I kam pyetur Kownackin, Bereszynskin dhe Linettyn për Serie A dhe e di saktësisht se kam bërë një lëvizje të mirë për karrierën time”. 

(Kosova Sot)