Aubameyang: Arsenali mund ta fitojë Europa Ligën

  • 21 September 2018 - 12:02
Aubameyang: Arsenali mund ta fitojë Europa Ligën

Sulmuesi gabonez shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Europa Ligës kundër Vorskla Poltavas dhe beson që Gunners do ja dalin deri në fund
Pierre-Emerick Aubameyang besoin që Arsenali ka skuadër për ta fituar Europa Ligën këtë sezon

Gunners e kanë filluar shumë mirë këtë garë duke fituar me rezultat 4-2 kundër Vorskla Poltavas.

Skuadra e Unai Emery e kishte në kontroll të plot ndeshjen kundër ukrainasëve kurse Aubameyang shënoi dy gola në Emirates Staium.


“Jam shumë i lumtur që jemi përsëri në këtë garë dhe ne e synojmë finalen, natyrisht. Mendoj se luajtëm mirë në fillim të pjesës së parë dhe në fillim të së dytës. Ne shënuam katër gola”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)