Pse forma e dobët e Salah është lajm i mirë për Liverpoolin

  • 21 September 2018 - 14:02
Pse forma e dobët e Salah është lajm i mirë për Liverpoolin

Egjiptiani nuk është më brilian dhe nuk ka treguar më të mirën e tij këtë sezon – por sa e mirë do të jetë kjo për Reds?

Ishte një festim që fliste më shumë se gjithçka tjetër.

Derisa Roberto Firmino shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit në ndeshjen e së martës mbrëma kundër Paris Saint-Germain, Anfield eksplodoi, një kamerë televizive kapi reagimin e Mohamed Salah që ishte i ulur në bankë.

Ai ngriti duart dhe përplasi shishen e tij të uji. Menjëherë filluan teoritë e konspiracionit, spekulimet nëpër mediat sociale se a është i lumtur egjiptiani apo e kundërta. A dukej ai i hidhëruar? Frustruar? Xheloz madje?

Salah zakonisht nuk rri ulur kur Liverpool shënon një gol vital, natyrisht, kështu që ndoshta supozimet priten, madje edhe nëse janë të gabuara. Duke pasur frikë që ai mund t’ia këtë humbur dy pikë skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve – humbja e tij e topit bëri që Kylian Mbappe ta barazoi rezultatin – lehtësimi i Salahut ishte i kuptueshëm. Ai e ka nxjerr skuadrës disa herë nga balta 12 muajt e fundit, këtë herë e bëri Firmino për të. Urime për Bobbyn, shkruan Neil Jones, korrespondentë i Liverpool për Goal.com.

Ndoshta, problem më i thellë është forma e përgjithshme e Salah. Derisa Liverpool fiton, më gjashtë fitore nga po aq ndeshje sezonin e ri, ylli i sezonit të kaluar është duke e kërkuar më të mirën e tij këtë sezon. Paraqitja e tij deri me tani mund të interpretohet si momentet kur ka shenja të lodhje, frustrimit dhe ngadalësimit të shënimit të golave.

Në këtë rrugë nuk duhet të këtë trup. Mbajtja e standardëve të larta nga sezoni i kaluar gjithmonë do të sfidoheshin në një kohë. Sezoni i thyerjes së rekordeve është i vështirë të përcillet, sidomos kur bota dhe gruaja e tij janë të vendosur që ta ndalojnë atë që e lëndon dhe kur kaloni tërë muajt e verës dhe energjitë për t’u shëruar nga lëndimi i krahut që të jesh gati për Botëror, vetëm për të parë që ëndrra e juaj bëhet realitet, por edhe realitet ankthi.

Statistikat e tanishme tregojnë që Salah ka shënuar vetëm dy herë në gjashtë ndeshje të këtij sezoni, derisa ka humbur shumë shanse kundër Crystal Palace, Leicester City dhe Tottenham që ishte pritur ti përfundonte më sukses kurse prekjet e tij dhe pasimet janë më të ngadalta se sa jemi mësuar ti shohim sezonin e kaluar.

Kjo u pa më shumë vikendin e kaluar në Wembley, ku 26 vjeçari u bë i bezdisshëm me gabimet në pasime apo ngurrimi i shokëve të tij për të luajtur më të. Sadio Mane ishte njëri prej tyre që disa herë nuk luajti me të në shenjë frustrimi kundër Tottenhamit.

Tani, një shikim në sezonin e kaluar na ofron më shumë këtë perspektivë. Në gjashtë ndeshjet hapësire të Liverpool në sezonin 2017-18, Salah shënoi tri gola. Skuadra e tij, megjithatë, humbi një ndeshje më 5-0 dhe barazoi në një tjetër në 3-3.

Kjo gjendje zgjati deri në tetor kur Salah eksplodon duke shënuar. Nga fitorja 7-0 kundër Mariborit më 17 tetor deri në fitoren kundër Leicesterit më 30 dhjetor, ai shënoi 17 gola në 17 ndeshje. Para kësaj, shkalla e tij e shënimit ishte gjashtë në 12.

Thelbi i Liverpoolit këtë sezon është se ata nuk janë duke u varur nga ai. Mane ka filluar sezonin mirë, derisa Firmino është bërë një fitues ndeshjes, sidomos në tri ndeshjet e fundit. Daniel Sturridge ka startuar për herë të parë me klubin që nga dhjetori i kaluar me një gol të shënuar kundër PSG’së, derisa transferi i ri Xherdan Shaqiri ende nuk është aktivizuar plotësisht.

Me këtë në mendje, Salah mund të “bie në formë” por që ky është një lajm i mirë për Jurgen Klopp? Skuadra e tij tani po i fiton ndeshjet me rezultat të ngushtë – katër ndeshje kanë ardhur me fitore me një gol dallim – imagjinoni çfarë do të bëjnë ata kur mbreti egjiptian do të fillojë të shënon përsëri.

Skuadrat më të mira nuk varen nga një njëri, kurse Liverpool është ky rast. Sezonin e kaluar, tërë sulmuesit e saj shënuan 20 apo më shumë gola në të gjitha garat. Do të ishte një analist i guximshëm nëse do të parashikonte se kjo do të ndodh. Sturridge, i cili ka luajtur vetëm 93 minuta deri me tani, ka shënuar dy gola deri me tani dhe nëse vazhdon kështu do të shënojë gola me numër dyshifror. Duke pasur parasysh pozicionin e tij, Naby Keita mund të ia del njëjtë.

E nëse e shikojmë më thellë, në çdo rast është fakti që të qenit në fushë e Salah po ndikon në favor të Liverpoolit në këto ndeshje. Kundër Leicester dhe Tottenham, frika për të lënë hapësira pas bën që Ben Chilëell dhe Danny Rose mos të jenë të sigurt të shkojnë në sulm dhe qëndruan pas, derisa me Crystal Palace, Salah fitoi penallti, bëri që mbrojtësi i Crystal Aaron Wan-Bissaka të përjashtohet dhe asistojë në golin krucial për Mane. Ai bëri paraqitje shumë të mira kundër West Ham dhe Brighton.

Ai pati kontributin e tij edhe në paraqitjen kundër PSG ku punoi shumë dhe këmbëngulja e tij ishte e admirueshëm. Ai madje bëri edhe disa pasime kruciale më shumë se të gjithë në fushë dhe fitoj posedimin për skuadrën e tij disa herë, kurse Mane, Gini Qijnaldum, James Milner apo Trent Alexander-Arnold, të gjithë dinin të bënin sulm mandej. Nuk ka koincidencë që lojtari më i dobët i PSG’së ishte anësori i majtë i mbrojtjes së tyre, Juan Bernat.

Ata që kërkojnë shenja të trazirave në Reds duhet ti kërkojnë diku tjetër; gjithçka po shkon mirë për skuadrën nga Anfield, ku ai vlerësohet, respektohet dhe adhurohet.

Përkundrazi, spekulimet duhet ti shohim në atë që do të vijë. Southampton, Chelsea, Chelsea përsëri, Napoli dhe Manchester City e presin Liverpoolin para se të vinë pushimet për ndeshjet ndërkombëtare. Lojëra të mëdha, sfida të mëdha.

Mundësi të mëdha për Salah që të kthehet përsëri në top formën e tij. E nëse dyshoni në aftësitë e tij që do ta bëj këtë, atëherë qartë ju nuk jeni ka e shikoni si duhet atë. 

(Kosova Sot)