Messi, lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

  • 21 September 2018 - 14:19
Messi, lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka zgjedhur Lionel Messin si lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve

Java e parë e Ligës së Kampionëve është kthyer me emocione të shumta, të cilat nuk i kemi parë më parë.

Por, njëri prej më të mirëve, sipas UEFA’së është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Messi u tregua deciziv në ndeshjen kundër PSV pasi që shënoi golin e parë, për të shënuar edhe dy të tjerë në fitoren prej 4-1 të Barcelonës kundër kampionit holandez.

Nga të gjithë golat, goli i parë i Messi ishte sensacional, të cilin ai e shënoi nga goditja e lirë.

Argjentinasi po ashtu shënoi dy gola të tjerë, të cilët erdhën pasi që Dembele shënoi golin e dytë.

Për këtë çmim për lojtarin e javës ishin edhe Nabil Fekir i Lyonit, Paul Pogba i Manchester United dhe James Milner i Liverpoolit

(Kosova Sot