Roma kërkon transferimin e Mayconit

  • 21 September 2018 - 14:40
Roma kërkon transferimin e Mayconit

Skuadra italiane Roma nuk e ka nisur mirë edicionin e ri.

Pas dy barazimeve dhe një humbje në kampionatin italian, Roma e nisi me humbje aventurën edhe në Ligën e Kampionëve.

 

Giallorosët pësuan humbje 3-0 nga kampioni aktual i Evropës, Real Madridi.

E pas këtyre rezultateve negative, drejtori sportiv i Romës, Monchi po tenton ta përforcojë skuadrën në janar.

Emri më i ri në listën e Giallorosëve është braziliani Maycon që aktivizohet me Shakhtar Donetzkun.

Maycon po shihet si zëvendësues i serbit Aleksander Kolarov që nuk po kalon formë të mirë.

22-vjeçari gjatë kësaj jave shpëtoi ekipin e tij nga humbja duke shënuar gol në barazimin me Hoffenheimin 2-2.

Për të arritur deri te Maycon, Roma është e gatshme të shpenzoj rreth 15 milionë euro. 

(Kosova Sot)