Arthur, në dyshim për ndeshjen kundër Gironas

  • 21 September 2018 - 15:06
Arthur, në dyshim për ndeshjen kundër Gironas

Të premten në mëngjes, Ernesto Valverde ka mbajtur stërvitjet me dyer të mbyllura por pa praninë e Arthur

Sipas klubit, mesfushori brazizlian është duke bërë “stërvitje specifike” edhe pse ata nuk kanë bindur në këtë.

Ish ylli i Gremios kështu mund të jetë në dyshim për ndeshjen e së dielës kundër Gironas, një ndeshje në të cilën ai do të mund të startonte pasi që Valverde pritet që ti pushoi disa nga lojtarët e tij.

Ndërkohë, një tjetër brazilian, Malcom, i është dhënë drita e gjelbër nga skuadra mjekësore për të qenë gati kundër skuadrës se Eusebios.

Ish anësori i Bordeaux ka vuajtur nga një lëndim në gju por është stërvitur normalisht gjatë tërë javës dhe do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme të Valverdes. 

(Kosova Sot)