A është kjo mesfusha më e mirë e Real Madridit në histori

  • 21 September 2018 - 15:06
A është kjo mesfusha më e mirë e Real Madridit në histori

Real Madridi ka luajtur njërën prej ndeshjeve më të mira kundër Romës të mërkurën në mbrëmje, e në këtë rast, paraqitja e mirë e tyre i ka rrënjët te mesfusha

Qëkurse Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro kanë bashkuar forcat në mesfushën e Los Blancos më 2015, ata kanë qenë të pandalshëm.

Ata mund ti kenë kushtuar klubit më pak se 80 milionë euro në total, por ata kanë regjistruar paraqitjet më të mira në histori të klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Së bashku ata u paraqitën më 4 tetor 2015, kur Rafa Benitez ishte në stol në derbin e Madridit që përfundoi 1-1.

Paraqitja e tyre e parë e përbashkët në Ligën e Kampionëve do të vinte një muaj më vonë nku ata e mposhtën Paris Saint-Germain më rezultat 1-0.

Arritja e Zinedine Zidane ka bërë që në formacionin kryesor vazhdimisht të jenë kroati, gjermani dhe braziliani e të cilët arritën nivelet më të larta të futbollit duke fituar tre tituj rresht të Ligës së Kampionëve.

Me Iscon që ju bashkohet shpesh në mesfushë ata krijojnë shkëndija magjike, kështu që vështirë që do të gjeni mesfushë më unike se kjo në grupet tjera të Real Madridit.

Ata e kanë dominuar atë për tre sezone dhe kanë vazhduar njëjtë edhe në sezonin e ri duke fituar 3-0 pastër kundër skuadrës problematike italiane.

(Kosova Sot)