Kontrata e re për Milinkovic-Savic frustron United dhe Spurs

  • 21 September 2018 - 15:30
Kontrata e re për Milinkovic-Savic frustron United dhe Spurs

Mesfushori serb ishte lidshur me një kalim te skuadra të njohur në Europë, por klubi i tanishëm ka thënë se kontrata e tij e re është gati për t’u nënshkruar

Sergej Milinkovic-Savic duket se do të detyron Manchester United dhe Tottenham që të shikojnë diku tjetër për përforcime në mesfushë, pasi që serbi pritet që të nënshkruaj kontratë te re për Lazion.

23 vjeçari konsiderohet si njëri prej talenteve më të mirë të futbollit europian dhe ka pasur tri vite të paharruara në Serie A.

Shumë skuadra nga Premier Liga dhe La Liga raportohet se e kanë kërkuar atë gjatë verës, por Lazio nuk dëshiron që ta lëshojë atë nën 100 milionë euro.

Ai tani pritet të vazhdojë qëndrimin në kryeqytetin italian pasi që një marrëveshje është afër për t’u arritur dhe do të zgjat deri më 2022.

Bashkë më të do të vazhdojë kontratën e re edhe Ciro Immobile.

“Tani është vetëm çështje ditësh. E tëra do të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Marrëveshjet janë përfunduar dhe do të nënshkruhen”, ka thënë drejtori sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare.

Milinkovc-Savic ju bashkua Lazios nga Genk në verën e 2015.

 

(Kosova Sot)