Leno shprehë zemërimin: Erdha në Arsenal për të luajtur çdo ndeshje

  • 21 September 2018 - 16:47
Leno shprehë zemërimin: Erdha në Arsenal për të luajtur çdo ndeshje

Bernd Lendo e ka pranuar zemërimin e tij pas transferimit te Arsenali, i cili erdhi me mendimin se do të luajë në çdo ndeshje, mirëpo ai ka kaluar më shumë kohë në bankën rezervë sesa në fushën e blertë.

Klubi londinez e bleu për 22 milionë euro portierin gjerman gjatë kësaj vere nga Bayern Leverkuseni.

Në formacion vazhdon të jetë Petr Cechi, duke startuar në të gjitha ndeshjet e Premierligës, ndërsa Leno e bëri debutimin e tij në Evropa Ligë me Arsenalin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Vorskla Poltavas.

“Unë erdha këtu për të luajtur në çdo ndeshje”, ka thënë 26-vjeçari.

“Por mendoj se kalimi te një klub i madh, te një vend tjetër, kërkon kohë ndoshta më shumë kohë. Është pak e vështirë por unë po vazhdoj të punoj shumë për t’u përmirësuar”.

“Erdha për Premierligën. Mendoj se është më e mira. Bundesliga është e mirë por Premierliga është më e mirë”. 

 

(Kosova Sot)